Ndodh në qarkun e Elbsanit; Murgeshat ofrohen për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, familja refuzon! Arsyeja

Fatmir Kullolli me bashkëshorten dhe djalin e mitur jetojnë prej 1 viti në çadër, pasi shtëpia e tyre në fshatin Çestie të Belshit u shemb nga tërmeti. Ata shprehen se nuk kanë gjetur mbështetje nga Bashkia e Belshit. Por kjo ka ardhur si pasojë e refuzimit të ndihmës së tyre nga organizata humanitare “Carritas”, e cila do i ndërtonte shtëpinë nga e para. Viķtimê e këtij refuzimi duket se është djali i mitur, i cili prej 11 muajsh jeton në çadër. Djali i vogël, 11 vjeç i cili ndodhet në klasë të 6-të kërkon një shtëpi ku të bëj detyrat rehat. “Dua një shtëpi të fusë kokën dhe të bëj detyrat rehat me dritë se s’kam ku ti bëj”, tha i mituri.

“Tërë natën kemi ndenjur pa gjumë se na futej shiu brenda. Kërkojmë ndihmë nga pushteti vendor, na thonë nuk kemi fonde”, tha burri i shtëpisë.

“Gjoja na kanë dhënë ca ushqime, por unë dua shtëpi. Në bashkin e Belshit më kanë thënë që e kemi bërë për çunin e burrit, Aleks Kullollin. Një baba kanë të dy djemtë dhe ai dhe ky i imi. Nuk ka pse ky i vogli im të fle në çadër, kur ai fle te shtëpia gjyshes. Ne jemi njerëz mbi të gjitha, nuk jemi kafshë, është e pamundur të jetoj këtu në këtë çadër ku gjithçka është lagur. Ne shkojmë në bashki ajo na përcjell me gjëra të vogla”, tha gruaja.

Drejtori i Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Belshit, Ndriçim Qose tha për Report Tv se kanë dërguar ushqime, por e kanë të pamundur t’u ofrojnë një banesë. Zyrtari vendor shkon më tej, kur shprehet se organizata humanitare “Caritas” është tërhequr nga projekti për të rindërtuar shtëpinë e familjes Kullolli, sepse kryefamiljarja nuk ka pranuar të hipotekohet në emrin e Aleks Kullollit. Ky i fundit është djali i Fatmirit nga martesa e parë, që vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht jeton me gjyshen.

“Ramë dakord me donatorin që do i bënte shtëpinë nga e para, dhe me organizatën “Caritars” do i bënte shtëpinë me kushtin që Aleksi të jetonte brenda familjes së tyre dhe që shtëpia të ishte në emër të Aleksit me qëllim që ai të jetonte me ta dhe jo me qëllim ta kêrcênonin, zonja e keqkuptuar”, tha Qose./Shqiptarja.com