Ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja, dyshohet me koronavirus, priten analizat

Një 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës. 50-vjeçarja, identiteti i së cilit ende nuk dihet, vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, por pasditen e kësaj të mërkure gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen, derisa ndërroi jetë.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.

Priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante. Mësohet, gjithashtu, se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.

Burimi: BalkanWeb