Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar

Arti pëson një tjetër humbje brenda ditës. Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar, Anton Krosaj, pasi ѵuante nga një sëmundje e rëndë.  Aktori me origjinë nga Shkodra ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare.

Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, etj