Motra vë në siklet modelen e njohur shqiptare në emision. I bën një kërkesë të çuditshme.

Modelja e njohur, Xhesika Berberi dhe motra e saj Evis Berberi kanë dhënë pasditen e djeshme një intervistë për emisionin “Rudina” në “Tv Klan”. Gjatë intervistës, moderatorja Rudina Magjistari u ndal te jeta private e modeles. Ajo e pyeti nëse ka rënë në dashuri, duke marrë shkas nga surprizat romantike që Xhesika ka publikuar shpesh në rrjete sociale.

“Po marr shumë dhurata, lulet janë dhurata ime e preferuar që më pëlqen të marr më shpesh. Jam e dashuruar me jetën”, u përgjigj modelja, duke anashkaluar përgjigjen. Motra e saj Evisi ndërhyri duke thënë: “Mami e ka ëndërr të martojë Xhesin. Motra dua të bëhem sa më shpejt teze të lutem!”

“Rudina dhe motra ime Evis po më vini në një pozitë shumë të vështirë. Kam dëshirë të bëj një fëmijë, por kam më shumë dëshirë që kur të sjell në jetë një fëmijë, të kem shumë gjëra për t’i treguar. Kur të arrij atë pikun tim atëherë do jem gati të lind një fëmijë dhe ta edukoj”, – u shpreh Xhesika.