Motra e Cristiano Ronaldos bën deklaratën ‘b0mbë’: Ai duhet t’i tregojë botës mashtrimin e madh me koronavirusin

Motra e Cristiano Ronaldos ka bërë një deklaratë ‘b0mbê’ teksa ka shkruar se nëse ka një njeri që duhet t’i tregojë botës mashtrimin me koronavirusin ai është vetë Ronaldo. Duke iu referuar infektimit me Covid-19 të Ronaldos, motra e tij tregohet e ashpër përmes fjalëve të saj në një “story” në Instagram:

“Nëse duhet të jetë Cristinao Ronaldo ai që duhet të zgjojë botën, atëherë do të thoja se ky portugez është njeriu i dërguar nga Zoti. Besoj se sot mijëra do të arrijnë të besojnë kaq shumë në këtë pandemi, në testet dhe masat e marra si unë… mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Një frazë që e dëgjova sot dhe e duartrokita duke u çuar në këmbë: ‘Mjaft me këtë botë kukullash’. Dikush duhet t’i hapë sytë botës ju lutem”, shkruan e inatosur, motra e Ronaldos Katia Aveiro.

Ndërkaq, trajneri Fernando Santos ka deklaruar se sulmuesi ndihet mirë dhe është i gatshëm për lojë, por protokolli i UEFA-s nuk e lejon diçka të tillë./descript