Mos harroni! Sonte ‘Eurovizion 2022’ dhe Ronela Hajati hap eventin e madh muzikor

Nis sonte edicioni i 66-të i ‘Eurovizion 2022’. Në garë do të jenë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati do të hapë eventin e madh me këngën “Sekret”.

Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia. Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat e jurisë.

Festivali do të nisë në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Prezantuesit do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Gjysëmfinalja e dytë do të mbahet ditën e enjte ndërkohë finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 14 Maj.

Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.

Këngëtarja shqiptare ka qenë mjaft aktive në media dhe rrjete sociale. Kënga e saj pëlqehej dhe dëgjohej gjërësisht.