Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi sqaron si të veprojmë në dy ditët e qetësisë së “rreme” të COVID-19.

Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi, Dr. Belgin Sait mjeku ka folur për situatën e koronavirusit.  Situata sipas tij në Turqi është menaxhuar për shkak të reagimit të shpejtë edhe pse nuk kishte një protokoll të hartuar për COVID-19. Mjeku shqiptar sqaroi në “ABC e Mëngjesit” se 60% të personave të prekur nga koronavirusi i përmban Stambolli.

Gjatë intervistës ai tha për gazetarin Enkel Demi se kjo sëmundje ka dy faza, faza e parë që fillon nga simptoma e parë deri në ditën e 6 ku 90% e pacientëve pas kësaj faze kalojnë në një situatë të qëndrueshme. Por, gjithashtu pacientët që kalojnë fazën e parë, nga dita e 6 deri në ditën e 8 kanë një qetësim 2-ditor dhe më pas kalohet në fazën e dytë. Pra nga dita e 8 në ditën e 10.

Sipas tij kjo është faza ku pacienti kalon në një gjendje intensive dhe rŕeziku për të humbur është i madh. “Ky është edhe momenti ku mjekut kanë mundësi ta kontrollojnë situatën.

“Kemi kaluar javën e 6 ku ishte edhe fluksi më i madh i pacientëve. Stambolli përmban 60% të personave të infektuar. Deri tani e ka përballuar më mirë situatën. Kapaciteti i spitaleve është i mjaftueshëm dhe personeli i mjekësisë ka përparuar shumë kohët e fundit, duke ndikuar pozitivisht në përballimin e situatës. Kjo sëmundje përmban disa sisteme. Duhet të dimë kur ka filluar simptoma e parë. Stafi mjekësor duhet të jetë i kujdesshëm që nga momenti i ditës së parë i infektimit.

Anamneza duhet të jetë e saktë, ndërkohë duhet të bëhet tirazhi. Kjo sëmundje çon në fazën e dytë pacient që kanë probleme vaskulare. Kur pacienti hyn ditën e parë duhet të identifikohet sa përqind e mushkërisë është prekur. Në “furtunën” e sëmundjes kemi ilaçin tocilizumab. Por, kjo duhet të jetë në fazën e dytë dhe jo të përdoret në momentit kur pacienti është në terapi intensive pasi atëherë është shumë vonë”, sqaroi mjeku.

A duhet besimtarët myslimanë të mbajnë ramazan në këtë situatë të COVID-19? Sait: Kjo është shumë e vështirë për përgjigje. Ky nuk është vetëm problem shkencor. Ata që kanë sëmundje kardiovaskulare, diabet apo sëmundje kronike dhe kryesisht mosha mbi 50 vjeç janë të rŕezikuar. Por është një grup i vogël që mund të diskutohet dhe kjo duhet të jetë edhe një përgjegjësi individuale. Ju vetë do të mbani Ramazan? Sait: Unë po, ishalla mund të mbaj/abcnews