Mjeku në Elbasan pozitiv për koronavirusin, në karantinë një pjesë e stafit të urgjencës

Një tjetër mjek mësohet të jetë infektuar me koronavirus në Elbasan. Mjeku në fjalë është karantinuar bashkë me një pjesë të stafit. Mësohet se bëhet fjalë për shefin e shërbimit të urgjencës. Ditën e sotme Minitria e Shëndetësisë njoftoi se në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid19.

Ditën e djeshme mes të infektuarve ishte edhe drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan. Një pjesë e stafit u karantinua pasi mësuan lajmin, ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi nëse janë prekur. Në Gramsh është infektuar një fizioterapist dhe një mësues, ndërsa në total në Elbasan numri i arsimtarëve të prekur shkon në 28, teksa 20 të tjerë janë në karantinë në pritje të përgjigjes.