Miriami dhe Albani bëhen prindër për herë të dytë! Njihuni me emrin e veçantë të vogëlushit

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër për të dytën herë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Miriami ka dhënë lajmin e bukur.

Duke gëzuar shëndet të plotë, këngëtarja ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ashtu sikurse dhe kënga më e bukur e dashurisë së çiftit, prindërit kanë zgjedhur emrin Duam për vogëlushin. Mes emocionesh dhe fjalësh të përzgjedhura, shkrimi i Miriamit ka ardhur si kartolina më e veçantë e urimit për pjesëtarin më të ri të familjes.

Mirëse erdhe, Duam! Me siguri motra Ameli është më e lumtura në këto çaste! /News31.al