Mësohen emrat e drejtuesve të ri politik të PS në qarqe

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS e nisur prej orës 16:00 dhe pritet që kryeministri të mbajë një fjalë para deputetëve. Ndërkohë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar emrat e drejtuesve të ri politik të PS në qarqe. Ajo që bie në sy është se Kryeministri Edi Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit.

Emrat si më poshtë:

Kukës-Safet Gjici

Shkodër – Ilir Beqaj

Lezhë-Lindita Nikolla

Tiranë ,  Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali / Kryetari Ervini Bushati

Durrës përkohësisht Edi Rama.

Dibër-Olta Xhaçka

Elbasan- Taulant Balla

Korçë- Niko Peleshi

Fier-Gramoz Ruçi

Vlorë-Damian Gjiknuri

Gjirokastër- Bledi Çuçi

Mbledhja e zhvilluar sot në Elbasan shënoi edhe ndezjen e motorëve të përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme./Top Channel