Mesazhi i mjekut infeksionist “Më thyhet zemra kur shikoj rrugët të zhurmojnë”

Nga e hëna masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit do fillojnë të lehtësohen. Për këtë arsye mjeku infeksionist Tritan Kalo i ka bërë thirrje të gjithëve përmes një postimi në “Facebook”, ku shprehet se nuk duhet të merren vendime të nxituara dhe jemi shumë larg fitores ndaj pandemisë së koronavirusit.

Statusi i mjekut në “Facebook”

DURIM, durim dhe vetëm durim…..PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit FITORE….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuku duhet abuzuar….UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..

Në spital me infermjeret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”….

DËGJONI vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!!