Merr flake në ecje automjeti në autostradën Elbasan-Tiranë

Një automjet ka marrë flakë në autostradën Elbasan-Tiranë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti tip Mercedes Benz ka marrë flakë në ecje. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të dëmtuar në njerëz. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.