Meri, vajza nga Elbasani, është gati të jetë ‘nuse për shtëpi’, nëse do të jetonte me mamanë e Saimirit

Meri Murrizi, një nga tre konkurrentet e mbetura të spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer pak më shumë rreth jetës së saj private. Ajo ka folur për programin “Daily Love Story”, për babanë që u nda nga jeta disa muaj më parë, por edhe ka nënvizuar se te Saimiri ka parë disa cilësi të ngjashme me ato të të të atit:

“Mua më ka dhënë babi një forcë tepër të madhe që as vetë nuk e imagjinoja asnjëherë që do ndodhte ashtu. Jam në atë botën time që unë gjej veten. Bota ime është arti dhe është gjëja që dëshiroj më shumë. Kam njohur njerëz të rinj, kam gjetur edhe Saimirin aty dhe e kam pasur mbështetjen e tij që prej ditës së parë që kam ardhur.

E kam diskutuar këtë gjë me mamin dhe ka nja dy tri gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin”.

Duke ndarë me publikun një pjesë nga jeta e saj e përditshme, pasionet dhe projektet që ka dëshirë të ndjekë në të ardhmen, Meri ka zbuluar edhe si e imagjinon jetës pas “Love Story”, nëse e zgjedhura e fundit e Saimirit do të jetë ajo.

“Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi, por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë, por edhe të punoj për veten, sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë.

Por pyetjes nëse do ngrihej në mëngjes për t’i bërë kafen mamasë së Saimirit, po do të jetonte me të, Meri i përgjigjet pa u menduar: “Pse jo, normalisht që do ia bëja, ashtu siç ia bëj mamit tim, në shenjë respekti. Mua më pëlqen të zgjohem herët, nuk më pëlqen të fle shumë. Unë fle shumë vonë, kam pasur problem me gjumin dhe tani po përpiqem ta rregulloj pak orarin.”