Melania Trump flet për eksperiencën 2-javore me koronavirusin dhe tregon mjekimin që mori

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, postoi një ese personale në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, duke folur për eksperiencën e saj në lùftën me Covid-19. Melania zbuloi se jo vetëm ajo dhe presidenti u prekën nga koronavirusi, por gjithashtu edhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron Trump. Fillimisht Barron doli negativ ndaj testit, por duket se në testin tjetër ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa Donald dhe Melania kanë rezultuar negativë në testin e fundit pak ditë më parë, Zonja e parë ka ndarë publikisht përvojën e saj 2-javore. “Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek im bir,” -shkroi ajo, teksa shtoi se Barron nuk kishte asnjë simptomë dhe tani edhe ai është negativ.

Sa i përket simptomave të saj, Melania shkruajti se ato ishin minimale, megjithëse shtoi se e goditën të gjitha menjëherë dhe dukej se ishin një sërë simptomash të njëpasnjëshme në ditët më pas. Ajo tha se kishte ďhimbje trupi, kollë, ďhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ndryshe nga burri i saj, Melania Trump nuk shkoi në spital për trajtim, por u izolua në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. Ajo shtoi se për t’u trajtuar, ndryshe nga bashkëshorti, zgjodhi një rrugë më natyrale, duke u mbështetur në vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, jo ilaçe.

Që nga diagnostikimi i çiftit presidencial, stafi ekzekutiv i rezidencës ka marrë masa paraprake për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke përfshirë maska ​​dhe pajisje mbrojtëse personale, sipas një njoftimi nga zyra e Zonjës së parë. Mirëpo, presidenti ka treguar shumë pak shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, duke udhëtuar ditët e fundit për të folur para turmave të mijëra njerëzve dhe ka pretenduar se tani është “imun” ndaj virusit./Burimi: CNN