Megi Pojani, vajza nga Elbasani tregon fillimet në media: “Mora taksi dhe shkova te Agon Channel, por…”

Puntata e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ABC, kishte të ftuar showgirl-in Megi Pojani. Ajo foli për herë të parë për suksesin dhe si e koncepton ajo të paturin sukses. “Për mua sukses është të bësh gjërat që do në jetë, ato që të bëjnë ty të lumtur qofshin këto të vogla apo të një rëndësie madhore. Unë mendoj që e kam arritur këtë sukses sepse vërtet kam bërë gjërat që dua edhe mes paragjykimeve që më janë dukur totalisht idiote. Nuk e kam vuajtur kurrë kompleksin që nuk jam nga Tirana edhe pse një vajzë ku punoja më parë më thoshte: “Sa do ta vuash ti faktin që je nga Elbasani”. Nuk më ka ndalur asgjë dhe kur dua diçka e arrij dhe kjo këmbëngulje është ajo që vlerësoj tek vetja“.

Megi tregoi gjithashtu se disa vite më parë kur nisi shkollën e lartë dhe jetesën në Tiranë ishte drejtuar pranë dyerve të Agon Channel për të filluar punë:

“Nuk kisha as 2 muaj që kisha filluar shkollën dhe mora një taksi u nisa drejt Agon, nuk e dija as ku ndodhej. I them atij zotërisë tek dera që kam ardhur për një intervistë pune. Ai më tha se nuk funksionon kështu, duhet lënë një takim, ose të bësh një audicion. Gjithsesi pas kësaj unë fillova punë diku tjetër dhe gjërat erdhën shumë natyrshëm dhe isha shumë entuziaste që punoja dhe kisha pavarësinë time dhe ajo që dua ti them të gjithëve është të mos ndalen së provuari. Suksesi më i madh është të mos ndalesh dhe të besosh tek vetja“, u shpreh Megi.