Mediat zbulojnë planin sekret që Italia përgatiti në shkurt kundër koronavirusit.

Ministri italian i Shëndetësisë mohoi deri një ditë më parë ekzistencën e planit sekret të qeverisë për t’u përballur me koronavirusin, por mediat kanë publikuar tre skenarët e hartuara që në muajin shkurt. Në prag të epidemisë së koronavirusit në Itali, qeveria kishte parashikuar tre skenarë të mundshme në një dokument prej 40 faqesh, që u mbajt i fshehtë.

Teksti, ekzistenca e të cilit u përgënjeshtrua nga ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranca, deri dy ditë më parë, kishte dy prioritete: furnizimet e duhura me mjete mbrojtëse individuale dhe vende të disponueshme në terapi intensive. Si shkruan “Corriere”, objektivi i deklaruar në dokument ishte garantimi i një menaxhimi të përshtatshëm i infektimeve në kuadrin territorial dhe spitalor pa kompromentuar vazhdimësinë asistenciale, duke racionalizuar qasjen ndaj mjekimit, për të garantuar përdorimin e duhur të burimeve.

Shpërndarja e duhur e mjekimeve redukton vꓒekshmërinë dhe kufizon pasojat e pandemisë. Për ekzistencën e dokumentit kishte folur dhe drejtori i programit shëndetësor në ministrinë e shëndetësisë, në të cilën shpjegonte që për të mos ƒrikësuar popullsinë me projektime shumë dramatike, ishte vendosur që dokumenti të mbahej sekret.

Në dokument janë tre nivele rṙeziku: i pari kishte të bënte me transmetimin e përmbajtur por sporadik dhe përhapjen vendore të infektimit. Rṙeziku i dytë: përhapja e kufizuar e infektimit vendor me aktivizimin e masave të jashtëzakonshme të vendosura më parë. Ndërsa ṙreziku numër tre lidhet me përhapjen e kufizuar duke aktivizuar masa të jashtëzakonshme që përfshijnë dhe ente e struktura jo shëndetësore.

Dy skenarët e fundit me një nivel transmetimi deri në 1.25 janë dhe ato që krijojnë mbipopullim të terapisë intensive. Sipas dosjes masat e përmbajtjes së infektimeve janë efikase në reduktimin e nivelit të transmetimit dhe mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Në raport shkruhet qartë se që nga konfirmimi i rastit të parë të infektimit vendor, duhet të hyjnë menjëherë në fuqi masat për kufizimin e përhapjes. Gjithashtu këshillohej reduktimi i operacioneve të përgjithshme me 50 për qind për të pasur në dispozcion më shumë shtretër në spital deri në lirimin e 1.597 vendeve nga të cilat 103 në izolim.