“Më shërbeu vjehrra e cila është me astmë dhe probleme në mushkëri”, Drejtoresha e shëndetit në Tiranë rrëfen si e mposhti Covidin.

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka fituar betejën me koronavirusin. Ajo thotë se është rikthyer në punë normalisht, ndonëse me masa strikte. Në një intervistë për abcnews.al, Beruka shprehet se përgjatë kohës që ka qenë e infektuar është mjekuar sipas gjendjes, ndërsa nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor.

Në familjen e saj nuk ka pasur persona të tjerë të infektuar. Në këtë pikë vetë ajo shpreh habi pasi vjehrra e saj e cila është me astmë dhe probleme në mushkëri nuk ka pasur asnjë shenjë të infeksionit dhe madje për disa ditë me radhë i ka shërbyer edhe vetë asaj.

Beruka thotë se është mundur të ruajë distancë nga pjesa tjetër e familjes, ndërsa bën apel për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lidhur me lajmin se ka qenë në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, ajo pohon se ka marrë pjesë të enjten e javës që lamë pas për shkak se është negativizuar nga koronavirusi më herët.

A e keni kaluar koronavirusin?

Po, unë e kam kaluar. Kam ditë që jam rikthyer në punë. Por meqë kushtet janë të tilla, unë vartësit i dërgoj në terren. Për t’u mos u grumbulluar në zyra

Çfarë mjekimi keni marrë?

Mjekimi sipas gjendjes.

Sëmundjen e kaluat në shtëpi apo patët nevojë për trajtim spitalor?

Ne shtëpi. Me një gjendje mesatare. Por kaloj pa problem

Pati të infektuar të tjerë në familjen tuaj?

Jo. Vetëm unë. Dhe u habita në fakt. Se vjehrrën e kam me probleme në mushkëri. Astmë. Më shërbeu dhe mua. As djali as bashkëshorti nuk u prekën. U kujdesëm pasi unë u izolova në një dhomë.

Jeni rikthyer në punë?

Po. Rekomandimet janë që sa më pak grumbullime Dhe 2 ore punoj në zyre se ka shkresa ,pjesa tjetër në terren. Ndërkohë që inspektorët i kam paradite pasdite në terren dhe dalin direkt sipas planit të punës në terren.

Po ne lidhje me lajmin se keni qene dy ditë më parë në mbledhjen e komitetit keni një reagim?

Po kam qenë. Të enjten.

Ju falenderoj

Të uroj gjithë të mirat dhe të rekomandoj gjithashtu të kesh kujdes se edhe ju jeni në kontakte me shumë njerëz./ Nga Mimoza Vraja. abcnews.al