Më në fund! Vaksina e koronavirusit do të provohet tek njerëzit brenda pak ditësh

Vaksina e koronavirusit tek njerëzit do të provohet brenda pak ditësh, kanë njoftuar paralelisht shkencëtarët në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Daily Mail në Londër raporton se janë kryer testime tek kafshët dhe tani tek vullnetarët e shëndoshë dhe më pas tek pacientë të tjerë për të vërtetuar sa efektivë është kjo vaksinë.

Ky është lajmi më i mirë i ditëve të fundit sa i përket koronavirusit. Shkencëtarët thonë se vaksina mund të testohet tek njerëzit në muajin qershor pasi të marrin rezultate nga minjtë.

Kompania amerikane Moderna me seli në Boston, Massachusetts, thotë se ka krijuar një kurë më të shpejtë për ti dhënë sa më shpejt fund pandemisë së koronavirusit që ka marrë mbi 5 mijë e 500 jetë dhe ka infektuar më shumë se 149 mijë persona në mbarë botën.

Prototipi i vaksinës në SHBA po financohet nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, nën drejtimin e mjekes së fondacionit Melanie Saville.

Hulumtimet amerikane që drejtojnë luftën kundër virusit vdekjeprurës pranojnë se shpresat e miliona vaksinave mund të dalin brenda një viti.

Por studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë se ata kanë studiuar me sukses një vaksinë tek minjtë dhe janë me shpresë se mund të jetë gati për njerëzit deri në qershor