Mbyllet Gjykata e Elbasanit për një periudhë të pacaktuar! Trajtohen vetëm çështjet urgjente. Arsyeja

Infektimi me COVID-19 i tre punonjësve në Gjykatën e Elbasanit ka bërë që ajo të mbyllet në një kohë të pacaktuar. Infektimi i dy sekretareve gjyqësore dhe i kryesekretares ka sjellë edhe marrjen e  vendimit për mbylljen e kësaj gjykate nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani për një periudhë kohe të pacaktuar. Gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohen vetëm çështjet urgjente.

Rinisja e operacionit të plotë gjyqësore do të njoftohen në vijimësi. Vendimi erdhi pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të 3 punonjësve dhe shfaqjes së simptomave të disa punonjësve të tjerë, ky dy prej tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Shifrat e të infektuarve me COVID-19 po rriten ndjeshëm në vendin tonë duke bërë që  qeveria të marr masa shtesë edhe për shkaka të rritjes së virozave gripale në këtë periudhë. Më 15 tetor maskat u bënë të detyrueshme edhe në rrugë si pjesë e parandalimit të infektimit me COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 humbje jete me COVID-19 dhe 281 të infektuar. Tirana është qyteti më e prekur, për t’u ndjekur nga Korça, Fieri dhe Elbasani.