Mbretëreshën Elizabeth mund të mos e shohim më kurrë në publik? Arsyeja

Mbretëresha Elizabeth ndodhet ende e izoluar në Windsor, që prej shpërthimit të pandemisë. Për shkak të moshës së saj do të ishte e rrezikshme që ajo të ekspozohej tani dhe sipas The Sun thuhet se ajo do të qëndrojë në izolim të paktën deri në verë. Ndërkohë që mbretëreshën e presin edhe disa muaj të tjerë izolim, biografi mbretëror, Andrew Morton beson se Madhëria e Saj nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike. Kjo pasi për shkak të detyrave të saj duhet të ketë kontakte të afërta me njerëzit.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Si mund t’i kryejë ajo punët pa u takuar me njerëz? Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, -ka thënë Morton.

Ai tha gjithashtu se ndoshta mbretëresha do të zgjedhë të bëjë takime virtuale, siç kanë bërë mbretërorët këto kohë. Ka edhe nga ata që mendojnë se nëse gjendja vazhdon kështu, mbretëresha do t’ia kalojë detyrat Princit Charles.