Masë disiplinore kush nuk i respekton rregullat: 2 metra largësi, ja si do bëhen provimet e maturës

Rikthimi i maturantëve dhe studentëve në ambientet arsimore do të shoqërohet me masa të rrepta higjienike dhe distancimi fizik, për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë siguruar nga Report Tv, maturantët dhe studentët o të kenë një distancë 1.5-2 metra dhe do të vendosen në rresht.Të gjithë maturantët dhe studentët duhet të kenë maskë dhe shami me vete, ndërsa në çdo shkollë e klasë duhet të ketë dezinfektantë dhe termometër dixhital për matjen e temperaturës të të gjithë studentëve, nxënësve dhe mësuesve dhe pedagogëve.

Do të ketë edhe vaskë me klor për dezinfektimin e këpucëve.

Nuk ka pushim të gjatë dhe dalje nga shkolla, pasi është e ndaluar të shkosh në shkollë, të dalësh e të kthehesh prapë. Do të ketë dhe masë disiplinore kush nuk i respekton rregullat.