Masat anti-COVID, prindërit kundër Besa Shahinit: Stop ɗhunës psikologjike ndaj fëmijëve!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një statusi në “Facebook”  njoftoi se për të gjithë nxënësit, sot ka nisur shpërndarja e librave falas. Por në këtë postim të ministres Shahini, shihet se qytetarë të ndryshëm kanë komentuar jo vetëm për këtë çështje por edhe për masat e marra nga Ministria në kuadër të pandemisë.

Në njërin prej komenteve një mësuese shkruan se mbajtja e maskave është e vështirë dhe se shkollat kanë shumë mangësi që janë primare për tu plotësuar, siç është uji, dezinfektimi etj.

“Me të gjitha jam dakorte,por jo femijeve t’ju ndalojme frymemarrjen , maskat si mbajme dot ne si mesuese jo me femijet, duhet te gjithe ta kundeshtojme shkeljen e lirise se frymemarrjes, ka tjera kushte t’ja plotesoni uje, sapun e dizenfektim, neper shkolla, shkollat ne shqiperi katastrof shikoni e kintrolloni me vemendje, kto jane primaret, sa per shpernsarje librave duhet te gjitheve femijeve pa dallime, suksese femijeve, suksese mesues, suksese

znj Ministe ju lutem lexoni ankeset dhe kerkesat e prinderve,te mesuesve,te femijeve, te psikologeve, pastaj do ta kalojme me sukses nese do jemi te gjithe te bashkuar, e jo si ne komunizem te besh cfare te duash vetem ju, se ajo i bie diktature, dhe nuk do funkjonoje klm, stop ɗhunes psikologjike ndaj femijeve, ata kurr nuk do jene ne gjendje te mesojne me ket panik, Zoti ruajte te gjithe”.

“Si mund te mbaj nje fmi masken per 4-5 ore? Ju keni femij vet? Do e lejoje ti zihej fryma per aq ore? Kjo nuk eshte e drejt. Pse shperfillni kerkesat e prinderve?”

Më tej komentues të tjerë shkruajnë se librat i kanë marrë disa të përdorur, dhe disa të rinj, ndërsa kanë shprehur shqetësimin që vetëm një pjesë i marrin ata falas.

“Perse thoni falas dhe te ri …ku dy femijet e mi ne klas te 3 dhe ne te 5 i moren gjysem te ri e gjysm te perdorur”.

Një tjetër qytetar shkruan:

“Falas po cop cop edhe te mendosh qe duhet ti ruajne nje vit se i paguajm per te reja”.

Me sa duket problematikat kanë nisur të shfaqen ende pa nisur mirë viti i ri shkollor, ku përpos pandemisë e cila do shoqërojë nxënësit në një kohë të gjatë, do të duhet të përballojnë vështirësinë edhe me librat.