Makina shpërthen në flakë në aksin Tiranë-Elbasan, shpëtojnë drejtuesi dhe pasagjeri

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë TEG-ut, ndërsa fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar për mrekulli. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit në flakë të automjetit tip benz, edhe pse paraprakisht dyshohet se mund të kemi të bëjmë me defekt teknik.

Nga ana tjetër, zjarrfikësja fiku zjarrin, ndërsa makina është shkrumbuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.