Makina përplas këmbësorin në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një person është plagosur mesditën e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Elbasan. Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksion rrugor, Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e plagëve të marra i plagosuri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e bluzave të bardha