Makina e djegur në Elbasan. Dyshimet e para të grupit hetimor.

Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht. Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet ķriminal.

Nuk janë të qarta rrethanat sesi mund të ketë ndodhur edhe ngjarja e djegies së qëllimshme të tij dhe  braktisur e qëllimshme në zonën e Gracenit ku prej të paktën 7 vitesh ka  pak lëvizje. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të auto mjetit të braktisur  pas djegies së qëllimshme .