Luizi nuk lë rast pa i shprehur ndjenjat Kiarës: Më lodhe o njeri, po për zotin të dua shumë

Luiz Ejlli është pa dyshim një nga personazhet më të përfolur të momentit. Këngëtari, i cili është bërë së fundmi pjesë e Big Brother VIP ka shprehur simpatinë e tij për një nga konkurrentet e këtij edicioni, moderatoren Kiara Tito.

Dyshja ka pësuar disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, por Luizi duket i vendosur për të fituar dashurinë e saj e nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë. Edhe pse është shprehur shpesh se është lodhur nga kjo situatë e krijuar me Kiarën, ai sërish kërkon të fitojë dashurinë e saj.

Së fundmi, teksa të gjithë banorët po luanin lojën ‘The Voice of Big Brother’, Luizi e puthi Kiarën dhe i tha se e do shumë atë. Kiara nga ana tjetër nuk tha asgjë, por u shfry, duke nënkuptuar që e ka lodhur shumë kjo situatë me këngëtarin.

‘Për zotin të du shumë. Më lodhe moj njeri më lodhe” – i tha Luizi Kiarës.