Luftoi me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur. Emri

Komediani i njohur, Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e tij përmes një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, ku i bën thirrje të gjithëve të vazhdojnë të qeshin për nder të tij.

“Jemi të thyer për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit Gilbert Gottfriend pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert”.

Gottfried ishte i njohur për humorin e tij të ashpër dhe zërin e mprehtë, i cili ndihmoi për t’i dhënë jetë një numri personazhesh të animuar, si papagalli Iago në “Aladdin” të Disney-t, zogu robotik Digit në “Cyberchase” të PBS Kids dhe Aflac, rosa në reklama për kompaninë e sigurimeve.

Ai lindi në Brooklyn, NY, më 28 shkurt 1955 dhe filloi të performonte stand-up komedi në vetëm 15 vjeç. Gottfried pati një pjesë të shkurtër, 12 episodesh në “Saturday Night Live” gjatë sezonit 6 në 1980, dhe ai u ribashkua me kolegun e tij “SNL” Eddie Murphy në “Beverly Hills Cop II”, një nga rolet e tij të para të mëdha në film. Howard Stern e ftonte shpesh Gottfriedin në emisionin e tij në radio në vitet ’80, ku ai imitonte njerëz si Andrew “Dice” Clay, Groucho Marx dhe Bela Lugosi si Drakula.

Nga vitet ’90, Gottfried mori role në filma si filmat “Problem Child”, “Highway to Hell” dhe “Looks Who’s Talking Too”, përpara se të luante rolin e tij më të njohur si zëri si papagallit në “Aladdin” të vitit 1992.

Rolet e tjera kryesore të zërit të tij përfshijnë Kraang Subprime në “Teenage Mutant Ninja Turtles”, Z. Mxyzptlk në “Superman: The Animated Series”, Dr. Bender dhe djali i tij Wendell në “The Fairly OddParents”, plus “SpongeBob SquarePants”, “The Ren & Stimpy Show, “Duckman”, “Disney’s House of Mouse” dhe shumë të tjera./abcnews.al