The actress Jennifer Aniston at her home in Los Angeles, Aug. 26, 2019. Fifteen years after “Friends,” Aniston is returning to television in Apple’s “The Morning Show” as a news anchor dealing with ageism, sexism and her co-host’s misconduct. (Sandy Kim/The New York Times)

Letra e Jennifer Aniston po bën xhiron e botës; ‘Edhe pa fëmijë, unë jam një grua e plotësuar’

Edhe sot, gratë që zgjedhin të mos kenë fëmijë konsiderohen si të paplotësuara! A është e mundur që në një shoqëri moderne si kjo e sotmja, njerëzit të mbeten ende të “kapur” pas këtyre mendësive të vjetra? A konsiderohet ende një grua e plotësuar, nëse përmbush të gjitha rolet si partnere, grua dhe nënë?

Duket se përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, na i jep një zë i vetëm…Jennifer Aniston! Aktorja e famshme, ka bërë një deklaratë të fortë pak vite më parë, dhe sigurisht që opinioni i saj bëri xhiron e tabloidëve botëror.

Fjalë që tingëllojnë shumë aktuale edhe sot, por që ne mendojmë se ato duhet t’i lexojë çdo grua që nuk ka fëmijë, ose edhe ato që mendojnë të kenë në të ardhmen. Gjithashtu, edhe burrat që priren gjithnjë të gjykojnë!

Aktorja e njohur e bëri publik opinionin e saj përmes një letre që u botua në Huffington Post, pikërisht sepse ishte e lodhur nga gjykimi për të qenit shtatzënë apo të pasurit e një fëmije.

“Shpërthimi” i saj ndodhi gjatë kohës që ishte e martuar me Justin Theroux(me të cilin u nda përpara tri vitesh), ku gjatë një daljeje publike, barku i saj dukej pak më i fryrë se zakonisht dhe mediat nxituan që të arrinin në përfundime të tipit: shtatzënë për herë të parë, në pritjen e ëmbël, etj.

Media përpiqet gjithnjë të zbulojë shtatzëninë e radhës, madje ata në stilin e tyre paragjykojnë faktin që gratë edhe ato që nuk janë të famshme, nuk mund të jenë të lumtura nëse nuk janë të martuara dhe me fëmijë.

Në letrën e saj, aktorja e njohur thekson faktin se një grua mund të ndjehet mirë me veten edhe me statusin e beqares, madje edhe pa fëmijë.

“Ne jemi të plota me ose pa partner. Me ose pa fëmijë. Ne vendosim se çfarë është e bukur kur bëhet fjalë për trupat tanë”, thekson Aniston. “Dhe si mund të më fajësoni mua për këtë? Të qenit grua kërkon guxim, çdo ditë, sepse ne e gjejmë veten ende duke luftuar me disa stereotipe që nuk duhet t’i përkasin më shoqërisë në të cilën jetojmë. Dhe atëherë është mirë të kujtojmë, për këdo që vë në dyshim rolin tonë në shoqëri, që përpara se të jemi nëna dhe bashkëshorte, ne jemi gra. Dhe është e drejta dhe detyra jonë të zgjedhim kush dhe si duam të jemi”.

Faleminderit Jennifer që i bërtite botës një të vërtetë të madhe: ne jemi gra të plotësuara edhe pa pasur burra apo fëmijë!