Lajm i mire/ Shërohet plotësisht pacienti i parë me COVID-19 në Shqipëri, del negativ një pacient tjetër

Është shëruar plotësisht pacienti i parë me COVID-19 në Shqipëri. Ishte kryeministri i vendit, Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook konfirmoi se testi i dytë nxori negativ kontaktin e parë me pacientin zero.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv”, shkruan kryeministri.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e konfirmon lajmin se dy pacientë janë shëruar dhe janë gati të lënë spitalin, por nënvijëzon faktin se numri i të prekurve me coronavirus ka ardhur duke u rritur ndaj duhet të vazhdojmë të qëndrojmë brenda që të shmangim sa është e mundur përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Lajm i mirë
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0, që u identifikua me coronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv.