Kush është milioneri 32 vite më i madh që u fejua me mbesën YLL të Princeshës Diana

Me sa duket do të kemi një tjetër dasmë mbretërore së shpejti!

Mbesa 29-vjeçare e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer është e fejuar me milionerin Michael Lewis.

Lady Kitty nuk e ka konfirmuar vetë këtë lajm, por sipas “Daily Mail”, Lady Kitty dhe Micheal u fejuan disa javë më parë.

“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Town për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi.

Por kush është Michael Lewis?

Ai është nga Afrika e Jugut dhe është 61 vjeç – pra 32 vjet më i madh se Kitty ose 5 vite më i madh se babai i saj Earl Spencer.

Sipas Vogue Australia, ai është kreu i markës së modës “Foschini” dhe vlen më shumë se 150 milionë dollarë. Oh, se mos harrojmë, është i divorcuar dhe ka tre fëmijë të rritur!

Kitty dhe Micheal dolën në publik në maj të vitit të kaluar, kur u vunë re në një shëtitje në New York City. Ata u panë gjithashtu duke u puthur në St Tropez në gusht.

Kitty ka qenë më parë në një marrëdhënie me një tjetër milioner, italianin Niccolo Barattieri di San Pietro.

Burimi: Yahoo