Kur do hapen kufijtë tokësor? Rama jep lajmin e mirë: Do vazhdojmë lehtësim…Ka diçka edhe për kanabisin

Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19. Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve. “Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara. “ tha Rama.

Rama ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend. Sipas Ramës ai nuk është konsultuar me delegacionin e BE për këtë projekt ligj, por me ekspertë të fushës.

“Soreca ka thënë të vërtetën. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE  për atë pjesë. As unë nuk e thash, në shtepinë e Europës thjesht u jam përgjigjur pyetjeve. Nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE lidhur me projektin e legalizimit. Konsultimet i kemi bërë me ekspertë për futjen në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor. “ tha Rama.

Top Channel