Kujt i shërben e gjithë kjo?

Me hidherim konstatoj se sot filloi cikli edukues dhe çedukues neper te gjitha shkollat (kazermat) e vendit te udhëheqesit tonë (se nuk e dimë në eshte me vendi yne apo jo). Me frymë revolucionare filloi sot kjo fazë çedukuese e brezit tonë të ti, i cili me patjeter duhet riedukuar ne nje perjudhe me te paqte se kjo.

Me zell te shtirë prindërit shoqeronin femijet ne kopshte e shkolla, ku prapa buzeqeshjes kishte anth, frike, mosbesim, etj. Kudo maska, dhe vetem maska, me lule, me arusha, me ngjyra e te thjeshta e per cfare? per qellimin e mire te mbrojtjes? ç’absurditet mediatik, per qellimin e mbrapshte te demtimit te vete personit qe e mban(te pakten keshtu konstatohet nga nje grup ekspertesh te sinqerte te fushes)? me gjase po.

Sot kopshte e shkolla priten me muzike dhe hare femijet e shumte ( qe per cudi jane mbi 125 mije me pak se para nje dekade) duke i bere pjese te nje cikli te gjate torturash psikike te perditshme, duke filluar nga perballje me imazhin e zymte te rojes se maskuar ne dere, pastaj me më shume fytyra te tjera pa tiparet e fshehura nen maske te mesuesve, pa nje buzeqeshje, por me sy te ngulur qe tregojne vec frike. Kujt i sherben e gjithe kjo? Ne? Jo. A thua virusi qenkesh nje bombul gazi mbytes e lotsjelles dhe pa maske palosesh i vꓒekur. Kemi bashkejetuar me viruse dhe baktere e do vazhdojme ta bejme ne jete te jeteve.

Qershija mbi torte eshte ai deklarimi i turpshem dhe i pameshirshem i femijes ne dokument zyrtar qe ai dhe familja e tij nuk jane me kovid dhe nuk kane shenja te tij. Kjo nuk ben tjeter vecse njeqindfishon ankthin si te prindet ashtu dhe tek femijet, ku secija pale do te kete frike e merak nga pala tjeter, prindet do ti druhen nje njoftimi te nxituar, te rreme ose jo nga femijet dhe femijet do ti shohin prindet me dyshim, frike, skrupulozitet me qellim per te arrutur pikesynimin e kerkuar nga vete shteti. Ja se ç’ndodh: i jepet nje goditje vrastare berthames se familjes. Ate qe nuk e coi dot deri ne fund regjimi komunist ku fuste te infiltruar ne gji te familjes po e ben kjo demokraci e madhe, e cila me kete veprim shkel dhe disa te drejta nga konventa e femijeve. Nje komb e mban te gjalle shptesa. Shpresa me e madhe e tij jane brezi i ri. Po ua marrin e po ua vrasin ate o popull, e pas kesaj ki turp t’i thuash vetes i gjalle mes te gjalleve…/Verjon Fasho/