Krijohet testi për koronavirusin që i nxjerr rezultatet për pesë minuta

Një studiues thotë të ketë zhvilluar një test për COVID-19 që mund t’i ketë gati rezultatet për 5 minuta. Jo vetëm i shpejtë, por ky test do të jetë edhe i lirë. Deri më tani, pacientët që i nënshtrohen testeve duhet të presin të paktën 48 orë për të marrë rezultatet. Ka pasur edhe raste kur është dashur të presin edhe më shumë se aq.

Por, në një kohë kur shkencëtarë nga e gjithë bota i janë futur punës për të test për koronavirusin eficent dhe të lirë, Profesori Maneesh Singh beson se kompania e tij ka gjetur metodën më unike deri më tani.

Pretendimi i profesorit Singh vjen në një kohë kur firma amerikane Abbott Laboratories ka nisur shpërndarjen e testeve 5 minutëshe tek të gjithë mjekët në SHBA, pasi mori miratimin urgjent nga FDA javën e kaluar.

Duke folur për zbulimin e tij, Singh thotë se nuk po e bëjnë për të fituar para, por për të ndihmuar botën, sepse “jemi në një krizë të madhe.”

Nje koment

  1. Pingback: 2teachers