Koronavirusi/ Të moshuarit luajnë domino në Elbasan, policia me zor i shperndan, Balla: Kjo është kohë lufte

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla drklaron se u desh ndërhyrja e Policisë Bashkiake të Elbasanit për të ndërprerë grumbullimin e disa qytetarëve të cilët luajnë domino në lulishtet e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, por kohë lufte që sipas tij fitohet vetëm duke kufizuar lirinë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë”.

Postimi i Plotë i Taulant Ballës:

 Na u desh të dërgojmë Policinë Bashkiake të ndërprisnim grumbullimet e dominove në Elbasan. Kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!

 Frikë aspak, kujdes PO! Madje shumë fare!