Konfirmohet përfundimisht kur mbyllen dhe hapen shkollat në janar; Po kopshtet dhe çerdhet?

Shkollat do të mbyllen me datë 24 dhjetor dhe do të hapen me 11 janar. Nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se për çerdhet, vendimi do të jetë i njëjtë me atë të viteve të kaluara. E pyetur nëse 11 janari do jetë data e rifilimit të mësimit për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, kur siç ka deklaruar ministrja e Arsimit Evis Kushi, pushimet dimërore do jenë më të gjata, ministrja Manastirliu konfirmoi.

“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar, ndërkohë që sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”