Kompanitë private në Elbasan, Lider në tregun shqiptar dhe në eksportin e produkteve “Made in Albania”

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka vizituar sot disa kompani private në qytetin e Elbasanit, të cilat jo vetëm punësojnë shumë banorë të Elbasanit, por me standardin e tyre të lartë kanë arritur të jenë lider në tregun shqiptar, por edhe eksportojnë me krenari “Made in Albania”.

“McDonalds’i shqiptar eksporton letrën ushqimore në shumë vende europiane. Gjithashtu ata janë standardi më i lartë i lëndës së parë në industrinë prodhuese ushqimore”, tha Balla gjatë vizitës në një nga kompanitë private.

Balla tha se tatime dhe institucionet e shtetit do mbështesin biznesin, sepse jemi në një kohë që kërkohen më shumë bashkëpunim dhe solidaritet. Pronari i një pastiçerie për subjektet e furrave të bukës dhe marketeve me aktivitet në të gjithë Shqipërinë tha se ka 50 punonjës. “Kemi 30 vite që merremi me majanë e bukës dhe kemi logjistikën tonë duke bërë shpërndaje të shpejtë”, tha ai.

Ai tha se kemi 16 distribucione në të gjithë Shqipërinë dhe kemi menduar të dalim për eksport për prodhimin e letrës. “Do eksportojmë në Gjermani, Itali, ndërsa në Greqi kemi vazhduar dhe çojmë letër. Kemi një shans me Anglinë, por na ndërpreu pandemia. Ne prodhojmë 24 tonë në ditë”, tha ai.