Këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e ꓒhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada. Në muajin Qershor të këtij viti, djali i saj ndahet nga jeta dhe ꓒhimbja për të është ende e freskët dhe shumë e madhe. Gjatë gjithë programit, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe shprehet se tashmë ka mbetur e vetme sepse vetëm atë fëmijë kishte.

Burbuqe tregoi se martesa e saj nuk shkoi ashtu sikurse duhet dhe një vit pas lindjes së djalit, pikërisht në vitin ’87, ajo vendos të divorcohet. Ndarja ndodhi për arsye keqtrajtimi, por artistja tregoi gjithashtu edhe një rast kur ish-bashkëshorti i saj i ngriti një kurth dhe kjo ishte një tjetër motiv, që e detyroi atë të ndahej prej tij.

Burbuqe Rada: Atë banesë e mori nga babai i tij, ishte sekretar partie dhe merrte shtëpitë pa problem. Kjo nuk ishte shtëpi e atij ishte shtëpi e shtetit. Ai e mori atë banesë se po ndaheshim me bashkëshortin dhe e mori që mos i zija dhomën, siç ka qenë atëherë.

Eni Çobani: Deri në atë kohë banonit me vjehrrin dhe vjehrrën në një banesë shtetërore?

Burbuqe Rada: Po! Për çudi nuk e mendoja se do merrnin dhe shtëpi. Më çojnë mua tek mamaja bashkë me çunin dhe kur vjen aty e dija që kishin marrë shtëpi dhe kishte çuar të gjitha rrobat e mia pa dijeninë time tek ajo shtëpia. Më vjen, prekem, ꓒhimbja është shumë e madhe kur kujtoj ato historitë e mia që i kam kaluar me shumë ꓒhimbje në një moshë të re.  I them mos më ço në Allias ose në Kombinat, jo më tha do marrim në shtesat e Tiranës së re. Ndërkohë plaçkat i kishte çuar në Allias me qëllimin e vetëm që atje të më fuste dy-tre veta brenda në shtëpi, të më kapte në flagrancë, sikur më kishte kapur në flagrancë.

Eni Çobani: Të të bënte kurth?

Burbuqe Rada: Të më fuste njeri brenda aty dhe kur të shkoja unë të hapja derën ishte tjetri brenda, ky të vinte nga mbrapa dhe unë të isha me dikë brenda. Këtë ia kam thënë dhe atij dhe më tha po të vije ti nëse më doje mua. Jo i thashë, unë nuk vija. Në atë kohë zonja Eni, kam Zotin lart që as një fjalë, nuk kam gënyer kurrë në jetën time dhe nuk kam pse ta bëj. Në atë kohë kam lajmëruar policinë, komitetin e partisë, sekretarin e partisë së bllokut ku jetonim ne dhe të frontit, nuk kam lajmëruar vetëm komitetin e partisë që kapte 21 Dhjetorin sepse do ta merrte vesh babai i tij dhe do bënte ndonjë gjë. Policia ka shkuar atje dhe ka gjetur vetë i treti.

Eni Çobani: Banesën e kishin zënë disa burra të themi?

Burbuqe Rada: Po ishin siç më kishin treguar mua.

Eni Çobani: Për të krijuar kurthin ty pra, kur ti të shkoje në banesë do gjeje  këta burra brenda dhe ai të pretendonte se ti kishe bërë tradhëti bashkëshortotre?

Burbuqe Rada: Po, kjo është e vërtetë! Edhe ndarjen e bëra për keqtrajtim, por do ta duroja zonja Eni nëse nuk do të ishte ky kurthi, nuk do ta ndaja. Por që të thoja për kurth nuk më dilte njeri dëshmitar, sepse ishin shokët e tij dhe personi që do futeshe brenda.

Eni Çobani: Shumë e rëndë! /tvklan