Këngëtari nga Elbasani dhe familja infektohen me Covid-19, mësoni si është gjendja e tyre!

Listës së personazheve të njohur të cilët janë prekur nga Covid-19 këtë herë i shtohet edhe emri i kompozitorit të njohur nga Elbasani, Kledi Bahiti. Burime pranë Bahitit kanë treguar për News-31.com se artisti i njohur është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe djalin e sapolindur ditët e para të muajit janar.

Nga ana tjetër, mësohet se të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpresojmë që ta fitojnë betejën me Covid-19 sa më shpejt.

Kujtojmë se Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi sollën në jetë Gred, në tetor të vitit të kaluar.

Ne i urojmë familjes shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet bashkë me Gredin e vogël.