Katër foshnja humbën jetën. Profesori i mikrobiologjisë flet për bakterin vŕasës në Verona.

Bakteri vŕasës i shfaqur në spitalin “Borgo di Trento” të Veronas, ku humbën jetën katër foshnje,  është një patogjen i pranishëm “në zorrë dhe në mjedis, normalisht i parrezikshëm, i cili, megjithatë, mund të shndërrohet në një vŕasës”, – shpjegoi Giorgio Palu, profesor i mikrobiologjisë dhe virologjisë në Universitetin e Padovës .

Katër fëmijë vɗiqën nga bakteri i njohur si “citrobacter” që besohet se është marrë nga  çezmat e ujit në spital. “Ne po flasim për një mikrob që i përket familjes së madhe të enterobaktereve”, –  shpjegoi Palù.

“Ne zakonisht e takojmë atë, pa u sëmurë, në mjedis. Mund të shkaktojë gjithashtu infeksione, por, në përgjithësi, konsiderohet një mikrob oportunist “, domethënë në kushte të veçanta bëhet i keq. Bakteri vŕasës në spital, 4 foshnje të vɗekura: “Gjurmë edhe në shishet e foshnjave”. Zaia: “Tani drejtësia për familjet”

Lidhur me bakterin vŕasës në Verona, një nëne protestoi para spitalit, ku edhe kërkoi që përgjegjësit të shkarkohen nga puna.

“Tek fëmijët, foshnjat, personat imuno-supresivë ose në rast të manovŕave invazive mund të bëhet i rrezikshëm. Mund të shkaktojë infeksione të zorrëve dhe traktit urinar. Fatkeqësisht te fëmijët mund të shkaktojë meningjit me forma të rënda”, – shton Palù. Problemi është, se “ky mikrob shpesh është rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Është pjesë e atij grupi të baktereve rezistente ndaj shumë ilaçeve, të cilat nëse zhvillohen në mjediset spitalore, janë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

“Dhe rezistenca ndaj ilaçeve është problemi: vlerësohet se në vitin 2050 infeksionet e prodhuara nga mikroorganizmat rezistent ndaj shumë ilaçeve do të shkaktojnë më shumë vɗekje sesa kanceri çdo vit. Ky është një problem me të cilin njerëzimi do të duhet të përballet më shumë sesa pandemitë”, tha ai.

Si të mos mjaftojë pandemia, bakteri është kthyer në një tjetër shqetësim kohët e fundit për qytetarët e Veronas dhe të Italisë.