Ju lutem Kthehuni! Skema e fundit e shtetit fqinj. 3000 euro rroge ne muaj per te gjithe te rinjte qe rikthehen ne Atdhe.

Ju lutem kthehuni. Ky eshte mesazhi i Greqise per te rinjte e talentuar qe jane larguar nga vendi per shkak te krizes financiare. Qeveria greke, duke dashur qe te rinjte te kthehen ne atdhe ka hartuar nje skeme ku u ofron 500 te rinjve nje page mujore prej 3000 euro nese kthehen ne Greqi.

Ministria e punes ka premtuar se do te mbuloje 70 perqind te kostos. Kjo eshte perpjekja e pare e Shtetit Grek per nje rikthim gradual te te rinjve tha Konstantinos Agrapidas nje zyrtar i larte ne Ministrine e Punes. Skema tha ai eshte dhe nje menyre per te parandaluar ikjen e trurit nga Greqia.

Ikja e personave nga Greqia sidomos e te rinjeve eshte nje dem i madh ekonomik. Deri ne vitin 2050 pritet qe popullesia e Greqise te zvogelohet me 2.5 milion banore nqs vazhdon me keto ritme. Gjithashtu qeveria ka ne plan nje bonus financiar per cdo linje prej rreth 2000 eurosh.

Shume biznese ne Greqi sidoms ne sektorin e teknologjise po perpiqen te gjejne punetore me aftesite e duhura dhe pershendesin nismen e qeverise per kete hap qe ka marre per te thithur trurin e te rinjve qe jane ne bote.