“Jemi rritur me djersën e ballit”; Aktorja Arjola Demiri: Ja pse dua të kandidoj për deputete në PS

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri konfirmoi ambicien e saj për të garuar si deputete në Partinë Socialiste. E ftuar në emisionin “Open”, Demiri theksoi se zgjodhi PS-në, për shkak se sipas saj, qeveria ka punuar në Tropojë, duke përmendur edhe investimet në dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.

“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje. Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet. Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet. Unë jam me njerëzit që punojnë. Jam me ata që kanë përkrahur një rreth me bindje të djathta.”, u shpreh Demiri.

Më tej ajo shtoi se mendon që do të jetë një një zë i fortë për vendin e saj, pasi është e re dhe energjike.

“Jam një zë i fortë për Tropojën dhe qarkun e Kukësin. Jam vajzë e re dhe me energji. Talenti nuk më ikur. Jam për ta ringritur Tropojën, nuk vij nga familje që vjedhin. Jemi rritur me djersën e ballit.”, deklaroi ajo.

Së fundmi, përveç Arjola Demirit, një sërë figurash të njohura nga bota e artit kanë dalë në mbështetje të Partisë Socialiste si Valbona Selimllari, Kastro Zizo, Eli Fara etj./Fjala.al