Ishte shtruar prej ditësh në një spital të Turqisë prej Covid, ndahet nga jeta pronari i televizionit shqiptar

Drejtuesi i një prej mediave vizive në vendin tonë nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Pronari i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, 59-vjeç, kishte shkuar në në Turqi, pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi. Hysenbelliu e ka humbur betéjën me Covid-19, duke ndërruar jetë, në spitalin turk ku po kurohej.