ISHSH kryen 17 inspektime në Elbasan dhe Belsh. Ja çfarë u konstatua

Grupi i Taskforcës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të degës Rajonale të Elbasanit në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si dhe Drejtorinë Rajonale të policisë Elbasan kanë kryer 17 inspektime në Elbasan dhe Belsh në të cilat nuk u konstatuan shkelje. Subjektet e përcaktuara në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë janë të gjitha të mbyllura. Nga inspektimet ka rezultuar se subjektet e hapura zbatojnë rregullat dhe kanë afishuar protokollet.

“Në mënyrë më të detajuar janë inspektuar në platformën e re në Google 4 furra buke, 4 markete/ supermarkete, dyqane mishi 9, 3 Fason, 1 Call centre. Përveç një fasonerie që ka mundësuar mjek me kohë të plotë fasoneritë e tjera vazhdojnë me kohë të pjesshme”, informon ISHSH./atsh