Ishin kthyer nga Gjermania, rezulton pozitiv me Covid-19 çifti i bashkëshorteve në Librazhd

Një çift bashkëshortësh nga Librazhdi të cilët ishin kthyer nga Gjermania disa ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dyshohet të jenë infektuar pikërisht në shtetin gjerman. Pasditen e sotme specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik do marrin tamponin e familjarëve të tyre.

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë i lartë. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat raporton  se janë kryer 561 testime të dyshuara, nga të cilat 136 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën, mes tyre dhe artisti Arben Bajo./abcnews.al