“Ishin 3 muajt më të vështirë të jetës sime”, Klea Huta rrëfen periudhën e errët të shtatzënisë

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e “Këngë moj”, Klea Huta, ishte eftuar në emisionin “Pardon my French”në Top Albania Radiot, ku ka rrëfyer edhe disa nga ndjesitë që ka kaluar gjatë shtatzënisë, përfshirë këtu edhe një periudhë të vështirë depresioni.  Mamaja e re u shpreh se shtatzënia ishte diçka që ajo dhe Elgiti e dëshironin shumë, por kur kishte marrë lajmin i kishte ndodhur diçka e çuditshme.

 Në atë kohë ajo mendonte se do t’i prisheshin të gjitha planet, karriera e saj do të ndalonte, nuk do mundte të bënte atë që donte, të gjitha këto mendime pjesë e një depresioni që në fakt ndodh tek gratë shtatzëna, ku ndikojnë edhe hormonet apo ndryshimet që pëson trupi.

Klea tha se kjo gjendje i zgjati për gati 3 muaj, ndërsa filloi të mësohej me idenë dhe sigurisht që gjithçka mori kuptim në momentin kur Krid erdhi në jetë, moment të cilin ajo e quan si më të mrekullueshmin në jetën e saj. Nisur nga eksperienca, Klea dha edhe një mesazh për të gjitha vajzat e gratë që po përjetojnë diçka të tillë, duke i thënë që nuk janë vetëm dhe faza të tilla depresioni ndodhin e që e gjitha ndryshon kur fëmija lind dhe jeta merr krejtësisht tjetër kuptim.

Po ashtu moderatorja e “Këngë Moj” rrëfeu se i biri ka ndryshuar edhe mënyrën si mendon për disa gjëra, ndërsa tashmë ai është mendimi i parë në çdo çast dhe ka gjithmonë dëshirë që të jetë pranë tij, duke e puthur dhe e përqafuar. Nga ana tjetër, ardhja në jetë e Krid nuk ka bërë aspak që marrëdhënia e Kleas dhe Elgiti të ndryshojë, madje tani dashuria është më e fortë se kurrë.