Ish-futbollisti i prekur nga Covid: Të sëmurët ishin të uritur, spitali infektiv në gjendje skandaloze.

Ish-futbollisti Florian Riza ka rrëfyer në Abc news përvojën më të hidhur të jetës së tij, ndërsa ka qenë i shtruar në Spitalin infektiv pasi u prek nga Covid 19. Në rrëfimin e tij Riza theksoi se kushtet në spitalin infektiv kanë qenë skandaloze, pasi të sëmurët përveç sëmundjes duhet të përballeshin dhe me urinë dhe papastërinë.

Sipas Rizës në këtë spital mbizotëronte pisllëku dhe çarçafët nuk u ndërruan asnjëherë për aq kohë sa ai qendroi aty.  ‘Kam qendruar një javë në spitalin infektiv. Kushtet aty ishin skandalozem pasi mungonte ushqimi si dhe çarçafët nuk u ndërruan asnjëherë. Aty kishte njerëz që përveç sëmundjesh përballeshin dhe me urinë pasi mungonte ushqimi. Kushtet aty ishin njëlloj si në vitin 1920’, deklaroi ish-futbollisti në ABC news.

Kujtojmë që numri i personave të infektuar në shqipëri ka shkuar në 409 ndërsa numri I atyre që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 23.