“Iku pa gjurmë dhe nuk u kthye më”/ Alarmohet familja në Librazhd pas zhdukjes së 30-vjeçarit

Një 30 vjeçar nga Librazhdi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke humbur kështu kontaktet me familjen. Ka qenë vëllai i tij i cili i është drejtuar policisë duke denoncuar zhdukjen e të riut, me inicialet B. V..

Sakaq, mësohet se policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Nje koment

  1. Pingback: 1transcendent