I zhdukur prej 1 jave, nisin kërkimet nga ajri për aktorin e njohur. Gjendet makina

Kërkimet për aktorin britanik Julian Sands vazhdojnë gati një javë pasi ai u raportua i zhdukur gjatë shëtitjes në një zonë të maleve San Gabriel në Kaliforni, ku të paktën dy alpinistë të tjerë kanë vdekur këtë dimër.

Kërkimi për aktorin 65-vjeçar aktualisht po kryhet vetëm përmes helikopterit nga ajri, për shkak të kushteve të motit.

“Rreziku i ortekëve rreth malit Baldy i ka pamundësuar kërkimet nga toka”, tha departamenti i sherifit të qarkut San Bernardino.- Advertisement –

Aktualisht nuk ka asnjë afat kohor për përfundimin e kërkimit për Sands, tha të premten zëdhënësja e departamentit Gloria Huerta.

Policia tha se e kishte gjetur makinën e aktorit pranë vendit ku u raportua i zhdukur, por ende nuk ka asnjë gjurmë tjetër nga ai.

Zona e malit ku aktori britanik po kryente shëtitjen ka rezultuar fatale këtë dimër, ku janë gjetur të vdekur dy alpinistë, si dhe shumë të tjerë kanë pasur nevojë për ndihmë nga ekipet e emergjencave.