I ndërroi jetë e ëma nga Covid-19, blogerja e njohur shqiptare rrëfen pengun që i ka ngelur

Blogerja e njohur Linda Dido, e ftuar mbasditen e djeshme në emsionin ‘Rudina’, nuk ka folur këtë herëpër trendet e fundit të modës, por ka rrëfyer momentin e saj më të vështirë në jetë, ndarjen nga jeta të nënës së saj për shkak të Covid-19. Një ndarje e parakohshme nga jeta që ka lënë një dhimbje të madhe tek ajo, por mbi të gjitha ka lënë dhe shumë kujtime pas që ajo do t’i ruaj gjithmonë.

“Kishte një temperaturë 37, pasi morëm përgjigjet e testit kontaktuam një mjek specialist dhe i dha një kurë intensive dhe vumë re që mami pati goxha përmirësim. Pasi bëmë një kontroll të dytë, kishte një prekje të papërfillshme të mushkërive. Por gjatë asaj kohe na u infektua dhe babi në shtëpi. Babi e pati virozë sepse e kishte marrë nga mami dhe ishte kapur m shpejt sesa mami.”

Ajo tregon se dhe kur situata e prindërve të saj u përkeqësua, vendosi ti mbaj në shtëpi, duke i siguruar vetë aparatet e oksigjenit, që kushtonin 2100 euro.

“Mamaja më thoshte: “Linda çfarë do bëjmë”, i thashë çfarë të kesh ti dëshirë. Tha unë dua të shkoj në spital se ndoshta atje kanë diçka më shumë për mua dhe këtë bëmë. Pengu im ishte se i thashë që do bëjmë analizat dhe do të të nxjerri. Pasi kontaktuam me mjeken tha e ka një përqindje jete këtu, nëse do e merrni në shtëpi do ju ngelet peng për tërë jetën, por mua prap peng më ka ngelur, nuk është se ma ka lehtësuar kjo gjë. Këto janë protokollet që janë në gjithë botën. Është traumë për mua. Vdekja e saj vetëm atje që ishte traumë dhe për atë se ma thoshte shpesh që nuk e di se si mund të vdesin ata njerëz atje vetëm, pa pasur dikë në krah dhe kur më thonë bëhu e fortë, nuk e gjej dot forcën.”