“I ke marrë çunat me radhë në dhomën e zhveshjes”/ Plasi mes vajzave, Sara nuk kursehet ndaj Jasminës

E para gjë që u diskutua sot në studion e Përputhen me rikthimin e Sarës ishte marrëdhënia e saj tashmë e krisur me Jasminën, e cila foli në një lidhje Skype pasi dyshohet se mund të jetë infektuar me covid. Më herët Jasmina ka thënë se e njeh atë nga jashtë dhe nuk e priste që Sara siç thotë ajo të flirtonte me djalin që ajo pëlqen, Andin.

Sara: Ka bërë histeriken pa pikën e lidhjes, hedh kunja jashtë e brenda. Foton se kam hedhur për ty. Intriga është Jasmina me imagjinatën e saj. Mos më thuaj motra, se je shumë e zezë për të qene motra ime, sic ke flokët, ke dhe shpirtin.

Ajo ka thënë që më njeh më para, ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena.

Jasmina: Kujdes me fjalët

Sara: Arrogante, sa për kokëboshe je vetë, dukesh nga mënyra si flet.

Jasmina: S’të takon ty të flasësh për këtë.

sara: Ti i ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf kur të vish.